Maqedoni, në pranga ish-shefi i shërbimit sekret

Ish-kreu i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijalkov është arrestuar ditën e sotme, duke iu vënë prangat tek Hotel Marriott në Shkup.

Nga hoteli, aiu dërgua në paraburgimit në burgun e Shutkës, njofton “Zhurnal”.

Paraburgimi është me kërkesën e prokurorisë speciale për rastin “Target” dhe “Kalaja”, për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim në MBP, si dhe për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve pa leje paraprake të gjykatës.

Ish-drejtorit tw DSK, Mijallkov i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Para disa ditëve masa e njëjtë iu shqiptua edhe ish ministrit për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski dhe ish sekretarit të Përgjitshëm të Qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Lër një koment