‘Lajthitje antiligjore’, Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësit

taulant-balla1.jpg

Deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me ndryshimin e marreveshjes se koncesionit me shoqerine "Tirana Airport Partners", e cila synon ti hape rrugen ndertimit te aeroporteve te reja ne Shqiperi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka sulmuar ditën e sotme gjyqtaren e Durrësit në lidhje me mosdhënien e mandatit si kryebashkiake, deputetes socialiste Valbona Sako.

Ai e quan si ‘lajthitje antiligjore’ veprimin e saj.

Shkrimi i Taulant Ballës:

Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshpëruar për kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë. Pavarësisht kësaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303