fbpx

‘L’Albanese D’Italia’, historia e gazetës së parë shqiptare

f73f1406-be1d-4fbd-bf8f-4a9f8a746794.jpg

Përpjekjet e para të shtypit shqiptar nisën në mesin e shekullit të 19-të. Gazetat e para u botuan jashtë vendit.

Ato nisën si përpjekje e arbëreshëve në Itali dhe arvanitasve në Greqi dhe qëllimi kryesor ishte ideali për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare të shqiptarët.

Misioni i tyre ishte gjithashtu tërheqja e vëmendjes së kombeve të tjera për kombin shqiptar të drejtën e tij për të jetuar si shtet i lirë e i pavarur.

Gazeta e parë në histori e publikuar në gjuhën shqipe ka qenë ‘Shqiptari i Italisë'( ‘L’Albanese D’Italia’) nga Jeronim De Rada më 23 shkurt 1948.

Kopja origjinale e gazetës është gjetur shumë vonë  më 19 nëntor 2012 në një familje intelektuale arbëreshe, të cilët jetojnë në një fshat të Kalabrisë dhe ruajnë pothuajse të gjithë numrat e gazetës ‘L’Albanese D’Italia’.

Albanologu i njohur Francesco Altimari tregon se kësaj gazete nga 29 numra i mungojnë vetëm 2 prej saj, numri i 4-t dhe i 16-të.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *