Lali Eri zbulon më në fund se kujt i ngjan Kajani

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ndajnë në rrjetet sociale momente me vogëlushin, por ata ende nuk kanë zbuluar plotësisht fytyrën e Kajan.

Për të gjithë kuriozët kryebashkiaku Veliaj ka treguar se kujt i ngjan djali i tyre.

Gjatë një interviste me Evi Reçin, Veliaj ka zbuluar se djali i tij i ngjan më tepër Ajolës .

‘I ngjan mamës së vet. E çfarë të kushton të thuash një fjalë të mirë, t’ia bësh qejfin gruas që është aty dhe merret me të më shumë sesa ty, që ti të marrësh pastaj të gjithë lavdinë e ngjashmërisë. Kur ai sheh mamin duhet të hajë atë që përgatitet dhe duhet të flejë. Kur ai sheh babin, sheh një njeri që mund të argaliset dhe mund të shpartallojë të gjithë shtëpinë’ ka rrëfyer kryebashkiaku.