fbpx

“Lamtumirë …”. Ilir Meta në dhimbje të madhe, jep lajmin e zi: Me ikjen tënde, vizitat s’do jenë më njësoj…

nuk.png

Presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar një foto në Facebook me mikun e tij të veçantë Vasil Llakmani, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të tij.

“Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte. Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh, ishte edhe miku yt i veçantë”, shkruan Meta.

“Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj. Të prehesh në paqe Vasil Llakmani! Mikpritja dhe bujaria jote do mbeten të paharruara! Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe mbarë komunitetit të mrekullueshëm të Pogradecit dhe Tushemishtit”, vijon Presidenti dhe ndan foton e mëposhtme me mikun e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303