‘Lamtumirë…’/Jeni ‘single’ ose jo, Mozzik ka gati dhuratën për këtë Shën Valentin

Mozzik vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij më të re me reperen Tayna e cila titullohet ‘Edhe ti’. Bashkëpunimi i artistëve ka arritur mbi 7 milionë klikime në ‘YouTube’ dhe pritet të kthehet në hit.

Pas këtij suksesi  Mozzik e ka gati projektin e tij të ri.

Këtë 14 shkurt, Mozzik do të sjellë projektin e tij të parë tërësisht në gjuhën gjermane, i cili do të titullohet “Lamtumirë”.

Ditën e të dashuruarve, reperi ka zgjedhur pikërisht këtë këngë si dhuratë për fansat e tij, ndërsa ne u bëmë kuriozë ta dëgjojmë sa më parë.

“Njerëzit e mi të dashur, ju donit një këngë tërësisht në gjuhën gjermane, kështu që do ta keni! Momentalisht po punojmë për videoklipin e këngës time të re “Lamtumirë”, e cila do të jetë 5 minuta e gjatë. Është hera e parë për mua që bëj një këngë të gjithën në gjermanisht, por jam i bindur se do ta pëlqeni. Lajmëroni të gjithë miqtë tuaj që në 14 shkurt kam një dhuratë të madhe fantastike për ditën e Shën Valentinit! Qëndroni në pritje”– shkruan Mozzik në postimin e tij.

A i dedikohet vallë edhe kjo këngë Loredanës?