fbpx

“Lamtumirë, të qoftë dheu i lehtë”, doktor Brataj, fjalë prekëse për mjekun që vdiq nga koronavirusi

I ndjerë ka qenë komenti i Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut Astrit Hziri, i cili ndërroi jetë si pasojë e infektimit me Covid ditën e sotme.

Përmes një postimi në facebook Brataj ka ngushëlluar familjarët dhe u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.

Postimi i plotë

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.