fbpx

“Landi të dua fortë, por duhet ta meritosh vendin”. Rama kritikon zv.Ministrin: Të ka zënë gjumi!

zv..jpeg

Kryeministri Edi Rama pas prezantimit të buxhetit 2022 për peshkatarët ka adresuar disa Kritika ndaj zv.ministrit Roland Kristo.

Rama i ka thënë hapur Kristo se e ka zënë gjumi dhe ai duhet ta meritojë vendin e punës.

“Land duhet të çohesh nga gjumi. Do të coj me Molin, të të mbajnë atje me kapitenerinë lart. Të ka zënë gjumi, të du shumë, je çun i zoti por të ka zënë gjumi. Jo të vejnë anijen peng aty e nuk dihet se kur e shlyejnë kredinë.

Banka të garantohet nga shteti. Kjo është detyra jote, duhet ta tregosh se e meriton të jesh aty si zv.ministër, të sjellësh faktet se sa prej tyre do të marrin nga garancia sovrane.”,  i tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303