Lapsusi i Komisioni Europian, “bashkoi” për pak çaste Kosovën me Shqipërinë (Foto)

Komisioni Europian ka “bashkuar”, edhe pse vetëm për pak çaste, Kosovën me Shqipërinë në një agjendë të vetën mbi aktivitetet që pritet të zhvillojnë komisionerët e tij gjatë kësaj jave.

Lapsusi është vënë re jo vetëm në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Europian, por edhe në versionin e printuar të dokumenteve të agjendës së komisionerëve.

Megjithëse në faqen e internetit, gabimi është korrigjuar, letrat tashmë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe medieve në Kosovë, Serbi e më gjerë.

Në agjendën e aktiviteteve të komisionerëve, në paragrafin që kishte të bënte me Kosovën, njoftohej se Komisionerja për Ekonominë Digjitale, Marya Gabrial do të vizitonte Prishtinën e Shqipërisë më 12 tetor.

Më tej, njoftimi vijonte me takimet që komisionerja Gabriel do të kryente me zyrtarët e Prishtinës në Shqipëri.

Lër një koment