fbpx

“Larg syrit të medias dhe publikut”. Apeli merr vendimin, ja ç’do ndodh më 9 prill me Tahirin

Gjykata e Apelit ka vendosur që më 9 prill në orën 13:00 të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku do të merret dhe vendimi ndaj tij.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Mësohet se seanca e datës 9 prill do të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kjo për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë Covid-19 që deri më tani në vendin tonë ka shënuar 277 të infektuar dhe 16 viktima.