fbpx

Larg zhurmës politike, ja ku kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet politikanët shqiptarë

politi.jpg

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në profilin e tij në Instagram, ku duket me bashkëshorten e tij Linda Rama në breg të detit, teksa shohin djalin e tyre të vogël, Zahon që lahet në ujë.

Një foto ndryshe nga përditshmëria dhe aktualiteti politik. Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim Ramën me kostumin zyrtar. Rama po pushon këto ditë në rezidencën qeveritare në Dhërmi.

Prej disa ditësh, Meta ka nisur pushimet e verës, teksa ka zgjedhur sërish ngjitjen në male.

Sot, Kreu i Shtetit ka ndarë një foto nga mali me miqtë virtualë, ndërsa shfaqet në krah të aktorit dhe gazetarit kosovar, Ermal Panduri.

Përbri fotos, Meta jep edhe një mesazh të shkurtër, teksa shkruan: “Kënaqësi e dyfishtë sot të isha jo vetëm në mal por edhe me Ermalin”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303