21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Largimi i Berishës, Enno Bozdo: Basha shkeli statutin, të dorëhiqet

spot_img

Eksperti i ekonomisë në Partisë Demokratike, Enno Bozdo, komentoi në rubrikën “Opinion”, në New24, vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Bozdos ky është një vendim i gabuar dhe në shkelje të statutit të PD, ndaj dhe sipas tij, Basha duhet të bëjë një hap pas, të japë dorëheqjen, dhe t’i hapë rrugë një lidershipi i të ri në PD.

“Mbajtja e vendimit në mënyrë personale nga Basha nuk ka të bëjë me rregullat e partisë apo me statutin, ndaj është provokuar kjo krizë, ku jemi sot. Unë nuk e di pse e bëri, atë e di vetëm Basha dhe njerëz shumë të afërt të tij, por mua më shqetëson kriza ku është futur PD, e cila është futur në krizën më të rëndë në këto 30 vite ” shtoi eksperti.

Ndër të tjerash ai theksoi se Partia nuk është personale Lulzim Bashës, por e të gjithëve dhe se kjo ‘luftë’ nuk është aspak në dobi të demokratëve, por edhe shqiptarëve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat