“Largimi i Dvoranit, dhuratë si ish-socialist?”. Shtanget Meta, jep përgjigjen e papritur

ili.png

Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij gjatë konferencës për media i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse vendimi për largimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës dhe nga kreu i KED është dhuratë për të si ish-socialist duke thënë:

“Kjo pyetje që bëtë është si të konfirmosh se ky institucion kontrollohet nga një parti e caktuar dhe ajo bën apo shpërbën dhuratën. Besoj se kam qenë i qartë, kjo çështje jo vetëm që është zgjidhur para 6 vitesh por është shpallur nga ish kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe por është shuar në çdo aspekt edhe të karakterit më të thjeshtë moral apo administrativ me dekretin e parë të firmosur nga Presidenti i Republikës për anëtarin e parë të Gjykatës së Lartë. Çdo gjë tjetër ka qenë dhe mbetet spekulim prandaj ju theksoj se sa i takon çështjes së Reformës në Drejtësi kam i vendosur vetëm të respektoj Kushtetutën dhe të punoj për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë nga politika.

Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.Unë si President nuk kam qenë dhe asnjëherë individët. Legjitimiteti me Kushtetutën është i rëndësishëm. Vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303