Largimi i princit Harry dhe Meghan, reagon Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë se ai është “absolutisht i sigurt” se familja mbretërore do të “rregullojë” një rol të ardhshëm për Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

Harry dhe Meghan duan të “tërhiqen” nga detyrat mbretërore me kohë të plotë.

“Unë mendoj se ata do ta zgjidhin këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”- i tha Johnson BBC.

Komenti i tij erdhi ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se duheshin bisedime të mëtejshme se kush do të paguajë për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan.

Trudeau tha se fondet dhe forma e planeve të çiftit për t’u zhvendosur në Kanada do të diskutohen.