“Largimi i Ramës, objektiv i protestës së 16 shkurtit”

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka thënë se objektiv në protestën e 16 shkurtit mbetet largimi i Edi Ramës.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Fatbardh Kadilli komentoi edhe tensionet në Kuvend si dhe spërkatjen me bojë të kryeministrit Edi Rama nga Edi Paloka.Rama fyen opozitën dhe mori përgjigjen, pasi nëse denigron do të denigrohesh. Rama ka ardhur në pushtet nga vota e blerë. Kemi një pushtet të falsifikuar, i cili duhet të largohet. Objektivi i protestës së 16 shkurtit është largimi i Ramës. Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje normale. Këtë protestë e nxit abuzimi i qeverisë dhe nuk e nxisim ne. Qytetarët protestojnë për hallin e tyre sepse kjo është një përballje me të keqen. Me zgjedhje të lira do të kemi pushtet legjitim. Protestuesit janë organizuar në të gjithë Shqipërinë”- u shpreh Kadilli.