Largimi i të rinjve/ Braimllari bën thirrjen e fortë ndaj qeverisë

braim.png

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka qënë sot në fshatin Biranj të Korçës ku gjatë takimit me banorët është njohur me shqetësimin e tyre lidhur me largimin e të rinjve nga vendi.

Braimllari tha se politikat duhet të favorizojnë të rinjtë që ata ta shikojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre dhe jo të shkojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Greqi për punë sezonale.

“Në Biranj të Korçës, në një takim me banorët ku ngritën shqetësimin e largimit të të rinjve nga vendi.

Rilindja shpopulloi dhe varfëroi vendin. Nuk ka mundësi punësimi dhe shpresë në vend ndaj duhen politika konkrete në shërbim të rinisë.Sot është momenti të kthejmë shpresën tek të rinjtë, sot është momenti të krijojmë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. Sot është momenti të ndërtojmë politika që favorizojnë të rinjtë me qëllim që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë dhe jo të shkojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Greqi për punë sezonale.

Në këtë vend të mrekullueshëm ku mundësitë janë të jashtëzakonshme, por politika korruptive, klienteliste e Rilindjes, e ka lënë shumë mbrapa Biranjin por dhe pjesën më të madhe të fushës së Korçës”, seklaron Braimllari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303