Largimi i Trump nga Shtëpia e Bardhë, si “hakmerret” Greta Thunberg

Trump-768x432.jpg

Aktivistja Greta Thunberg, duket se është “hakmarr” virtualisht, pas largimit të presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Duket si një plak shumë i lumtur që po pret për një të ardhme të ndritur. Shumë e këndshme ta shohësh”, shkroi ajo në një publikim në Tuiter, duke shoqëruar foton e largimit të Trump.

Kujtojmë në fakt se Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës “Time” e cila e shpalli Thunberg personazhi i vitit në 2019.

“Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”, kishte shkruar atëherë Trump.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303