Largimi i ‘trurit’ nga Shqipëria, në vitet ‘90 ikën 40% e arsimtarëve dhe studiuesve, në 2000, 60% e të shkolluarve

4.jpg

Fenomeni i largimit të trurit është kthyer në vite në një plagë të vërtetë për shoqërinë e ekonominë tonë, ndërkohë që ka ndodhur vetëm vetëm në rastin e Shqipërisë dhe jo në Kosovë, Maqedoni, apo Serbi.

Në Strategjinë Kombëtare të Diasporës analizohen të dhëna shqetësuese mbi numrin e shqiptarëve të shkolluar të larguar në vite, ndërkohë që fenomeni vijon ende. Ne 1990, 40% e arsimtareve dhe studiuesve u larguan nga Shqipëria, thuhet në analizën e Ministrisë së Diasporës, ndërkohë që një tjetër e dhënë shqetësuese lidhet me numrin e shqiptarëve të shkolluar jashtë shtetit por që kanë vendosur të mos kthehen më në shtëpi.

“Ne fillim të viteve 2000, rreth 60% e të diplomuarve ne vendet perëndimore ose ishin larguar nga vendi ose nuk ishin kthyer pas diplomimit”, thekson dokumenti i Ministrisë së Diasporës.

Shqetësues është fakti se këta intelektualë kanë vendosur të lënë vendin e tyre edhe pse atje ku jetojnë nuk u ofrohet punësim në nivelin apo profiling e shkollimit të tyre.

Fenomeni i “rrjedhjes se trurit” përfshin akademiket, personat e kualifikuar ne fusha te ndryshme, si edhe një numër te konsiderueshëm studentesh shqiptare qe studiojnë ne universitete te huaja. Nga Italia e Greqia, “truri” shqiptar i migrimit lëviz ne drejtim te Kanadase, SHBA-se, Gjermanise, Britanise se Madhe dhe vendeve te tjera te BE-se.

Ne Shqipëri fenomeni “Brain Drain” është etiketuar ne mënyre simbolike si “fenomeni Kanada”, duke gene se politikat e emigracionit te qeverise se këtij vendi pritës favorizojnë migrimin e njerëzve te kualifikuar. “Largimi i personave te kualifikuar dhe te arsimuar nga vendlindja vlerësohet si një dem i zhvillimit social-ekonomik te një vendi”, thekson Ministria e Diasporës./scan

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303