Largimi i radhës, prezantuesi i njohur drejt ‘Tv Klan’

BIG_FOTO_WEB_KLAN1.jpg

Xhani Shqerra ka qenë një ndër emrat e lakuar në prezantimin e formateve të ndryshme në ‘Vizion Plus’ dhe në platformën ‘Tring’ për vite me radhë.

Mesa duket prezantuesi ka vendosur të ndryshojë ‘familje’, duke kaluar kështu drejt ‘Tv Klan’, më saktë drejt ‘Klan Plus’. Këtë e ka bërë me dije vetë prezantuesi me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ku shkruan se është gati për të punuar dhe marrë përgjegjësi të reja në televizionin e ri.

Ai bën me dije se emisioni që ka marrë përsipër quhet ‘Bel Mondo’, të cilën e konsideron si një revistë javore plot ide dhe humor të mirë, për ata që duan të zbulojnë Shqipërinë elegante. Emisioni do startojë më 15 dhjetor, ora 19:00

Kujtojmë që largime të shumta janë bërë këtë vit televiziv nga ‘Vizion Plus’ drejt ‘Tv Klan’, ku ndër më të bujshmit ishte lëvizja e Turjan Hyskës, Orinda Hutës dhe stafit të ‘Apartamenti 2xl’

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303