Largohet nga ‘On Records’, Fero bëhet pjesë e Babastars?

fero-gang-gang-lyrics-994212.jpg

Ditën e sotme Fero bëri publik lajmin e largimit nga labeli i njohur “On Records”. Reperi bëri me dije se kontrata mes tyre ka përfunduar dhe largimi ka qenë me mirëkuptim.

Teksa thuhej se Fero do të vazhdonte karrierën i lirë, reperi paska plane të tjera.

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se Fero dëshiron të bëhet pjesë e “Babastars”.

Ai tha se tashmë do të funksionoj si një artist i pavarur, mirëpo disa burime kanë thënë për Prive se ai do të bëhet pjesë e labelit “Babastars”.

“Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’ ose të bashkëpunojë ngushtë me ta. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta”, ka theksuar burimi.

Ndërsa më pas është kontaktuar nga “Lajmi.net”, menaxheri i Babastars i cili ka folur lidhur me të vërtetën e kësaj çështje ku ka theksuar se të ardhmes nuk i dihet, mirëpo njëherë për njëherë nuk ka diçka konkrete.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira por deri tash sa i përket kësaj pjese ne nuk kemi pasur ndonjë diskutim. Mirëpo të ardhmes nuk i dihet”  ka thënë Dekorim Sahiti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303