Largohet një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale nga ‘Bindja’

bindja.jpg

Shumë kandidatë të Bindjes Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patoz janë tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale.

Pas largimit të 21 kandidatëve për këshillin bashkiak në Fier, ditën e sotme është larguar kandidati për bashkinë e Kamzës.

Me anë të një letre drejtuar KQZ-së, Ylber Gjata ka dorëzuar kërkesën për tërheqje nga zgjedhjet lokale.

Më tej, ai shtjellon largimin e tij si pasojë e një problemi shëndetësor./real-news.tv

scroll to top