Larja e flokëve me ujë shumë të nxehtë nuk është një ide aspak e mirë!

Screenshot_3-13.jpg

Për të pasur flokë të shëndetshëm është e rëndësishme që të zgjidhni jo vetëm shampon dhe balsamin, por edhe temperaturën e ujit. Ekspertët këshillojnë të shmangin ujin shumë të nxehtë sepse rrezikoni të prishni bukurinë e flokëve.

Një temperaturë e tepruar rrezikon të dëmtojë fijet e flokëve duke i bërë ata mjaft të brishtë. Me kalimin e kohës, flokët do të kenë tendencën për t’u tharë, duke krijuar një kërcitje të bezdisshme dhe të shëmtuar. Që kjo të mos ndodhë, shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë, gjë që do t’i japi shkëlqim flokëve tuaj.

Ekziston një arsye tjetër për të shmangur ujin valë të nxehtë kur bëni dush: ky gjest, i cili mund të duket i padëmshëm, në fakt shkakton dëme serioze jo vetëm për flokët, por edhe për lëkurën. Uji i nxehtë heq vajrat natyrale të epidermës, gjithashtu zgjeron kapilarët, duke krijuar skuqje të bezdisshme, kruajtje dhe inflamacion. /real-news.tv/ 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303