fbpx

Larje duarsh para e pas këmbimit të unazave/ Rregullat e reja të ceremonisë martesore

Baballarët nuk mund të shoqërojnë më bijat e tyre për krahu drejt altarit të martesës dhe çiftet duhet të lajnë duart para dhe pas shkëmbimit të unazave, thuhet në rregullat e reja të martesave pas izolimit të koronavirusit.

Qeveria britanike dha sot lejen për rinisjen e ceremonive martesore shoqëruar me udhëzime si ruajtje kategorike e distancës mes njerëzve që vijnë nga familje të ndryshme.

Rregullorja thotë se ceremonitë e martesave apo bashkimeve civile duhet të përshtaten për eliminimin e praktikave që sjellin kontakt me njëri-tjetrin, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga ligji.

Në udhëzime shtohet se “kur nevojitet kontakti, duhet të merren masa për minimizimin e tijdhe të kuadrit kohor kur kontakti ndodh.”

Kjo do të thotë se baballarët nuk do të mund të shoqërojnë më bijat e tyre për krahu drejt altarit dhe njerëzit nga shtëpi të ndryshme nuk do të mund të puthen ose përqafohen.

Çiftet janë paralajmëruar se ceremonitë duhet të zhvillohen vetëm në një mjedis “të sigurtë Covid-19” dhe të mbahen sa më të shkurtra që është e mundur.

Qeveria britanike tha se numri i pjesmarrësve “duhet të mbahet në një minimum”, por do të lejohen të marrin pjesë deri në 30 të ftuar.