“Lau gjithë gjak” rrugët e Tiranës pasi e vranë, flasin familjarët e 66-vjeçarit: Doli të pinte kafe! Çfarë u zbërthye nga telefoni i viktimës?

Screenshot_14-8.png

Familjarët e Behar Sofisë kanë reaguar lidhur me vrasjen me silenciator të 66-vjeçarit ditën e djeshme në mes të Tiranës. Të afërmit e tij kanë thënë se ai nuk ka patur konflikte me askënd dhe nuk kërcënohej nga askush.

Po ashtu, familjarët kanë thënë se Behari kishte dalë të pinte kafe e më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Sipas tyre, kur doli, Sofia nuk u tha se do të takonte njeri.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve. Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303