Lavamani më i çuditshëm ndodhet në shtëpinë e Kim&Kanye

Çifti i famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West kanë prezantuar javën e kaluar shtëpinë e tyre por shumë njerëz u çuditën kur e panë.

Të gjithë fansave të dyshes iu ka bërë përshtypje se përse në shtëpi nuk ka zbukurime dhe është aq bosh?

Më shumë se të gjitha këto bashkë ajo që ka nisur të komentohet më shumë është lavamani.

Lavamani i në tualetin e dhomës së gjumit të Kim dhe Kanye duket sikur nuk ka vend për të grumbulluar ujin.

Të gjithë komentet e fansave ishin të tipit:

Ku shkon uji? Kullon te ajo vrima e zezë? Janë vetëm për estetikë? Janë magjike? A janë vërtetë lavamanë?

Në Twitter dikush ngriti pyetjen:

“A mundet dikush të lutem të shpjegojë lavamanin e shtëpisë së Kim dhe Kanye?”.

Në fakt kapakët e lavamanit prej mermeri që janë vendosur sipër dhe ato vrimat e vogla japin mundësinë që të kapen me gisht dhe të hiqen.

Kështu që qetësohuni, lavamani i Kim dhe Kanye West është në rregull. /real-news.tv

Burimi: ELLE