Lavrov: Politikat agresive të SHBA kanë rritur tensionet në nivel botëror

lavrov.jpg

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka fajësuar SHBA për rritjen tensioneve në nivel botëror.

Sergei i ka konsideruar politikat e SHBA-së “agresive” të cilat sipas tij janë shkaku kryesor për rritjen e tensioneve në nivel botëror.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit dhe Teheranit t’i shtensionojnë raportet ndërmjet tyre.

Duke folur në konferencën e tij vjetore për media, Lavrov e cilësoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas, nga ana forcat iraniane të mbrojtjes ajrore, si një sinjal paralajmërues për të filluar qetësimin e situatës.

“Një rritje e tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e asnjërës prej krizave në rajon”, tha Lavrov.

Rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Teheran, më 8 janar, vrau 176 persona në bord.

Tragjedia ndodhi disa orë pasi Irani gjuajti me raketa balistike në dy baza që strehonin forcat e SHBA-së në Irak, si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qasem Soleimani, nga një sulm ajror amerikan.

Autoritetet iraniane fillimisht mohuan çdo përgjegjësi, por tre ditë pas incidentit pranuan se avioni u qëllua “pa dashje”.

Lavrov tha se ai nuk po “justifikonte askënd”, por operacioni “i pashembullt” i SHBA-së “minoi dhe vuri në dyshim të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar.”

Lavrov gjithashtu kritikoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për nxitjen e një mekanizmi përçarës, sa i përket marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive globale.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303