fbpx

Kupa e Italisë / Lazio bën detyrën me Cremonesen, derbi kuqezi Strakosha-Hysaj në çerekfinale

Lazio po kalon një moment magjik në Serinë A, të cilin bardhekaltrit e konfirmuan edhe në Kupën e Italisë.

Më konkretisht, përballë Cremoneses në fazën e 18-ave.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi me rezultatin e thellë 4-0 me gola të Patric, Parolo, Immobile dhe Bastos. Në këtë përballja Strakosha qëndroi në stol, për t’ia lënë vendin portirit të dytë Proto.

Në fazën çerekfinale të kompeticionit, Lazio do të përballet me Napolin, që fitoi 2-0 me Peruggian në “San Paolo”.

Pra, do të kemi një derbi shqiptarësh mes Thomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt.

Në një farë mënyre është një finale e parakohshme, pasi të dy ekipet synojnë ta fitojnë trofenë.