fbpx

Lazio i shkakton humbjen e parë në kampionat Juventusit, gëzon edhe Inter

1575791088_match071219.jpg

Lazio i ka shkaktuar humbjen e parë në kampionat për këtë sezon Juventusit në ‘Seria A’ pasi kryeqytetasit në Olimpico-n e mbushur nga tifozët kanë triumfuar 3-1 me përmbysje.

Në takimin që rezultoi një spektakël futbolli avantazhin të parët e morën kampionët në fuqi me Cristiano Ronaldo-n, duke dhënë përshtypjen se 90 minutat do të kishin histori bardhezi.

Gjithsesi llogaritë nuk ishin bërë mirë pasi lacialët ushtruan një trysni të jashtëzakonshme dhe si pasojë në fundin e pjesës së parë barazuan me Luis Felipe.

Në fraksionin e dytë të lojës të besuarit e Inzgahi-t ishin më shumë se dominues dhe me një aksion brilant të finalizuar nga Milinkovic-Savic përmbysën shifrat, pak minuta pasi Cuadrado ishte ndëshkuar më të kuq.

Për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Caisedo, i cili nuk lumturoi vetëm Lazio-n, por edhe Interin, që falë fitores së kryeqtetasve udhëheqin me dy pikë më shumë kampionat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303