Lazio vë në shënjestër futbollistin shqiptar

Screenshot_1-2.jpg

Fakti që Lazio ka në krye një shqiptar si Igli Tare i ka hapur të gjithë mundësitë lojtarëve shqiptarëve që të luajnë te skuadra kryeqytetase italiane.

Së fundmi është raportuar se Lazio ka vënë në shënjestër Florian Dacin, i cili është kërkuar nga trajneri i Kombëtares Christian Panucci.

Duhet nënvizuar se për mbrojtësin e krahut, i cili momentalisht aktivizohet te skuadra e Lirisë së Prizrenit, po këmbëngul edhe Genoa.

Skuadra kuqeblu kërkon që me afrimin e Dacit në skuadër t’i japë një ndihmë Krishitos në krahun e majtë. Ndërsa bardhekaltërit nëse e marrin futbollistin mund ta dërgonin edhe në huazim te skuadra e Salernitanës për të parë paraqitjet e tij në futbollin italian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303