fbpx

LDK dhe presidenca dërgon në Kushtetuese komentet për mandatarin

gjykata-kushtetuese-kosove-1100x620.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Presidenca kanë dorëzuar veccmas në Gjykatë Kushtetuese komentet lidhur me dekretin për nominim të Avdullah Hotit si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Në një njoftim për media nga presidenca kanë shkruar se presidenti e ka nxjerrë këtë dekret pas konsultimit me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese përkitazi me meritat e kërkesës së pretendimeve të parashtruesve të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, dt. 30.04.2020, me të cilin Dekret, sipas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Avdullah Hoti i është propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

Presidenti i Republikës së Kosovës e ka nxjerrë këtë Dekret pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re”, thuhet në njoftim, derisa kanë shtuar se është vepruar sipas kompetenave.

Ndërkohë që shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se: “Së bashku me kolegët e mij Driton Selmanaj dhe Shkëmb Manaj, dorëzuam komentet në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së , po ashtu edhe disa kolegë tonë deputetë kanë dorëzuar komentet individuale lidhur me masën e parakohshme që ka marrë Gjykata për dekretin e presidentit”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303