LDK i tregon Ramës se Kosova është shtet i pavarur

rama-4.jpg

Zyrtarë të LDK-së i kanë kujtuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se Kosova është shtet i pavarur prej 2008 dhe jo pjesë e Serbisë.

Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i cili ka shkruar në Facebook se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008.

Beqiri e ka konsideruar postimin e Edi Ramës si turpin e radhës.

“Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”-shkruan Beqiri.

Gjithashtu ish-deputeti Armend Zemaj, i cili ka fituar tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë Ramës “natën e mirë” dhe e ka akuzuar atë për ide të mbrapshta.

“Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idet e mbrapshta. “Kosova shtet sovran dhe e pavarur”, ka shkruar Zemaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një gabim në raport me Kosovën, ku në një video publikoi një hartë të vjetër, duke e paraqitur Kosovën atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka ndryshuar më vonë postimin, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303