LDK pret ftesë nga Vetëvendosja për vazhdimin e bisedimeve

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke pritur ftesën e Vetëvendosjes për të vazhduar diskutimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Na jemi optimist se në një frymë bashkëpunimi mund të arrijmë një marrëveshje të mire. Është me rënçi që në një moment historik ku qytetaret kanë treguar se dëshirojnë  ndryshim i takon dy partive që të krijojmë një atmosferë ku debati zhvillohet në ambient reciprok dhe ti ndalim fushatat linçues. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë më Vetëvendosjen. Besoj se takimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Lëvizja Vetëvendosje si fituese zakonisht i merr iniciativat për takim kështu që presim një ftes të tillë”- tha Osmani.