fbpx

LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga pozitat udhëheqëse në parti

Vjosa-Osmani-1-600x360.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të shtunën kishte propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së këtij subjekti politik. Mustafa, përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar votimin për shkarkimin e Osmanit.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Osmani tashmë është shkarkuar nga posti që mbante në këtë subjekt politik. Siç mësohet, Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së përmes votimit elektronik sot kanë shkarkuar atë nga posti i nënkryetares dhe anëtares së LDK-së.

Kjo u bë e ditur nga deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur vendimin skandaloz.

Tutje ai ka thënë se ekziston mundësia që rezultatet e këtij sondazhi Online mund të jenë manipuluar prandaj nuk ka vlerë as juridike e as obligative për askënd.

Ndërkaq, Mustafa, në letrën dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, i ka uruar ata për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Më tej në letër ka përmendur se tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi dhe Haxhi Avdyli kanë votuar kundër Qeverisë, kurse në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Mustafa ka thënë se Osmani vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti. Kreu i LDK-së thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303