fbpx

LDK thyen heshtjen për takimin Mustafa-Kurti

Screenshot_12-2.png

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thyer heshtjen në lidhje me takimin e sotëm të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo parti i ka paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk tregon se për çfarë oferte bëhet fjalë.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ky është deklarimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës.

Dy liderët, ndryshe nga herë tjera, refuzuan të deklarohen për media, pas takimit që patën sot.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303