fbpx

“Le Figaro”: Mafia shqiptare ka pushtuar Francën

lefigaro.png

Në Francë kanë nisur të shqetësohen për mafian shqiptare. Në një artikull të publikuar sot në “Le Figaro”, thuhet se mafia shqiptare dhe ajo kosovare “kanë forcuar shumë pozitat” në këtë vend, duke u bërë “rrezik real.”

Media franceze ka publikuar një dokument që thuhet se ka dalë nga Ministria franceze e Drejtësisë. Në dokument theksohet se “mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë”.

“Le Figaro” shkruan më tej se prania e kriminelëve shqiptarë është rritur që nga viti 2010.
Po kështu thuhet se këto grupe përqendrojnë aktivitetin e tyre kriminal në tre drejtime: vjedhjet, drogat dhe trafiku i emigrantëve.

“Rezultatet janë mbresëlënëse: në mes të nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, 5 shqiptarë kanë kryer 98 vjedhje me thyerje në njëmbëdhjetë departamente, duke grabitur mallra me vlerë 423,000 euro”, thotë shkrimi.

Ndërkohë qe nuk ngelet pas trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova apo Shqipëria, veçanërisht drejt Britanisë. Pasi mbërrijnë në veri të Francës, trafikantët shqiptarë kërkojnë për një kalim nga 1 500 deri në 5 000 euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *