fbpx

“Le të vij ballë për ballë e le ta zbërthejmë njëri-tjetrin”. Deputeti sfidon Ramën: Nëse fiton në këtë qark, do të tërhiqem nga politika

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në Facebook ka shprehur bindjen se në 25 prill Rama do të humbasë qarkun e Beratit duke dhënë edhe arsyet, ndërsa shton se në rast se ndodh e kundërta ai do të largohej nga politika.

“Rama le të vij ballë për ballë e le ta zbërthejmë njëri-tjetrin. Unë i  kam treguar vlerat në 2005. Nuk kam komunikime private me Ramën. Kontakte me njërëz afër tij më kanë thënë që ai ka gabuar me mua dhe këtë e pranon. Nëse Rama nuk do mundet në Berat unë largohem nga politika. Siç i thash Bashës që një mandate merr pa mua dhe e vërtetova. Unë jam aq i majtë sa ç’janë ata, aq i thjeshtë si ata.

Kam komunikim me Bashën. Nuk më ka premtuar gjë. Nëse do shihja interesin tim personal do bëja jo lojën  e Murrizit por edhe më shumë. Demaskova qeverisjen dhe nga ana tjetër pata pakënaqësi me liderin e PD-së. Basha bëri gabim që dogji mandatet. Unë për vete jam i kënaqur, por nuk jam i kënaqur që ai dogji mandatet.”