fbpx

Leao dhe Ibrahimovic nderojnë Milanin, ‘djalli’ rikthehet te fitoret në Seria A pas tre ndeshjeve

1578759041_1557515465953e2b56269446cac5c9dfdf371226b.jpg

Milan është rikthyer te fitoret në Seria A pas tre ndeshjeve, pasi në transfertën kundër Cagliari-t ka fituar me rezultatin e pastër 0-2. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Seria A vendosët golat e Leao-s dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili realizoi për herë të parë në ndeshjen e dytë të aktivizuar që pas rikthimit te ‘djalli’.

Fillimisht ishte 20-vjeçari portugez ai që zhbllokoi rezultatin me një gol deri diku të pazakontë, ndërsa më pas ishte 38-vjeçari suedez ai që dyfishoi dhe në të njëjtën kohë vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Shtatlarti shfrytëzoi siç duhet një pasë të Hernandez brenda zonës së rreptësisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303