Ledion Liço reagon për herë të parë për debatin me Noizy-in

lico-noizy.jpg

Producenti Ledion Liço ka folur për herë të parë për konfliktin mes tij dhe reperit Noizy. Mbrëmjen e djeshme producenti ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka realizuar një lojë që tregonte se çfarë kanë kërkuar shqiptarët më shumë për të në Google. Mes shumë alternativave ishte edhe konflikti mes Noizyt dhe Ledionit.

“Nuk ka spektakle delikatë por ka njerëz delikatë. Disa gjëra në moment mund të duken shumë të rënda por me kalimin e kohës gjërat qetësohen dhe e humbasin ngarkesën, por nuk dua të komentoj se do dukej si diçka që nuk ka kaluar. Ky është një kërkim që njerëzit e kanë bërë në Google kot por nuk ka asgjë. Në këtë rast nuk dua të komentoj fare, sepse çdo gjë që do thoja unë do interpretohej në mënyra të tjera. Nuk do doja që ti jepja dikujt arsye,” tha Liço.

Historia e debatit të ashpër publik të Ledion Liços dhe Noizy-t prej vitesh tashmë është një enigmë që na shoqëron. Shkaku thuhet se ka qenë pakorrektësia e Noizyt në “Top Awards” për të cilin Ledioni asokohe bëri edhe një deklaratë në spektakël.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303