fbpx

Ledri dhe Cozman reagojnë të pikëlluar për vrasjen e Krasniqit

Screenshot_8-16.png

Vrasja e Albert Krasniqit nga i ati i tij, Skënder Krasniqi trondi Kosovën pasditen e djeshme. Alberti ishte një emër i njohur për publikun, pasi kishte miqësi me personazhe të shumtë VIP, shumë prej të cilëve reaguan të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.Ndërkohë, ditën e sotme ka reafuar dhe Ledri Vula dhe Cozman, që kanë qenë pjesë e labelit “BabaStars”, ashtu sikurse Krasniqi. Cozman teksa ka ndarë një foto me të ndjerin, ka shprehur gjithë trishtimin për ndarjen nga jeta të mikut të tij të vjetër.“U prehsh në paqe vëllai im! Fjalët nuk mundet ta përshkruajnë atë që ndjej tani “, ka shkruar Cozman. Edhe Ledri ka publikuar një foto me të ndjerin dhe përkrah saj ka shkruar: “I lehtë të qoftë dheu Brada”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303