Lefter Alla tha se do padisë Ervin Salianjin, reagon shpejt Bardhi: Edi Rama, shkarko Mr.Kokainën

Gazment-Bardhi-675x450-675x433-1.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Lefter Alla deklaroi se do të padisë një nga anëtarët e partisë së tij, pikërisht Ervin Salianjin.

Bardhi thotë se reagimi i Lefter Allës është hilacak dhe qesharak dhe thotë se nuk e ndihmon dot halucinacionet nga kokaina.

Po ashtu Bardhi thotë se heshtja e Ramës tregon qartë se përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të përdorimit të kokainës dhe lidhjes së tij me grupe kriminale.

Pak më parë Lefter Alla deklaroi se u nis drejt Tiranës për të paditur ish- deputetin e PD Ervin Salianji i cili në një deklaratë nga selia denoncoi kryebashkiakun e Bulqizës. Alla pretendon se video ku ai shfaqet duke pirë kokainë është montazh nga PD në bashkëpunim me një televizion lokal në Bulqizë dhe thotë se për këtë ka qenë në dijeni rreth 1 vit më parë (do të thotë para se të bëhej kryebashkiak).

Postimi i Bardhit:

Është qesharak dhe hilacak reagimi Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.

Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. 👎

Fshehja pas përgjegjësisë individuale të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Këta i ka përzgjedhur dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama i ofron shqiptarëve! Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi!❌❌❌

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama #RamaDeshtoi

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303