fbpx

Lefter Maliqi flet për reformën zgjedhoren dhe shpjegon votën e tij

maliqi-770x438.png

Deputeti i opozitës në Kuvend, Lefter Maliqi, ka folur sot për zhvillimet e fundit politike dhe për votën e tij për reformën zgjedhore.

Ai tha se nëse miratohet reforma zgjedhore, kryeministri Edi Rama ikën automatikisht nga pushteti.

“Për disa ditë me radhë u arrit që të uleshin palët në rezidencën amerikane dhe u bë e mundur marrëveshja. Ishte fitore e madhe për ndërkombëtaret qe u ulen palët.

Largimi i Dvoranit ka treguar se ka rol faktori ndërkombëtar. Si tek reforma në Drejtësi, dhe tek reforma zgjedhore, Ndërkombëtarët kanë shfaqur interes. Unë jam për sistem maxhoritar të pastër të drejtpërdrejtë. Dhe ambasadorja amerikane para një muaj hodhi dhe idenë e sistemit danez me lista të hapura. Thamë se diçka do të ndodhte.

Që në qëndrimet e para, kam qenë në mbrojtjeje të opozitës jashtë. Kam qenë kundër disa gjerave të kryetarit të PD, që ai ka pranuar. Rama nuk fiton zgjedhjet, ndaj po e bën këtë”, tha ai në Neës24.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303