Lefter Maliqi ia thotë në sy Ramës: Ja si i luteshe Metës

Teksa po zhvillohet seanca plenare për të diskutuar shkarkimin e Presidentit Meta, deputeti Lefter Maliqi nga foltorja e Kuvendit i është kundërvënë ashpër kryeministrit Edi Rama. Sipas Maliqit, Rama iu lut Metës në vitin 2013 për ta sjellë në pushtret ndërsa sot po tregon mosmirënjohje.

“Kryeministri foli me ëndrrën e tij prej një diktatori. Nuk ka më turp dhe më skandal kur ju të mazhorancës ti bëni gjyqin politik atij që iu solli në pushtet në vitin 2013 duke iu lutur Rama me të gjitha format. Shqiptarët duhet ta dinë që mosmirnjohja është shumë e ultë. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protesta madhështore për rrëzsimin e kësaj qeverie. I bëj thirrje deputetëve të opozitës së re parlamentare të cilët thonë se nuk janë oksigjen i kësaj mazhorance siç thanë pak ditë më parë se do të abstenonin rezolutën për shkarkimin e Metës por pasi i kapi në grupe Taulant Balla u pa se si votuan”,-tha Maliqi.