Lefter Maliqi ‘plas bombën’, tregon se çfarë fshihet pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës si President

lefter-maliqi-1.jpg

Deputeti Lefter Maliqi është ndalur së fundmi te nisma e socialistëve për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës.

Sipas tij, ajo që fshihet nga kjo lëvizje është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë.

“Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë. Kjo është një shashkë e radhës sepse nuk ka një shkelje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë krim të madh kriminal. Dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe prokuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me krimin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve”, u shpreh Maliqi për Ora Neës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303