fbpx

Lefter Maliqi publikon pamjet e rënda, i kthehet Ramës dhe bën paralajmërimin e papritur

Screenshot_11-2.png

Deputeti Lefter Maliqi ka publikuar një video në rrjete sociale nga Berati, ku ka bërë një denoncim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai ka nxjerrë pamje nga ndotja e Osumit dhe për këtë akuzon drejtpërdrejt qeverinë Rama.

Postimi i Maliqit:

‘Ishulli përrallor i Osumit, fytyra e vërtetë e Rilindjes së Ramziut’

Mirëmëngjes!

Me këto pamje nga ‘ishulli spektakolar i Osumit’ në Berat, urojmë shporrjen e Rilindjes më 25 Prill.

‘Investimi strategjik i Rilindjes, mundësoi që pas 8 vitesh qeverisje, të përfundojë projekti që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit; ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave, pikërisht në mushkërinë e qytetit të Beratit, Osum’.

Të dashur miq!

Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes, jo vetëm në Berat.

Ky është shembulli i faktuar që dëshmon premtimet e pambajtura dhe talljen me qytetarët, të Rilindjes së krimit dhe korrupsionit.

Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill, sepse vetëm kështu do të nisë shërimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga sëmundja mavi që i ka infektuar që në 2013-ën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303