Lefter Maliqi shpërthen keq: Zoti e ndihmoftë Shqipërinë nga ‘fara e keqe’

Lefter-Maliqi-768x390.jpg

Ish-deputeti, Lefter Maliqi ka shpërthyer në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë. Maliqi shkruan se ndërsa vendi është në flakë, Qeveria ndodhet në luks e në plazh.

Në këtë kuadër Maliqi uron që Zoti të ndihmojë Shqipërinë që të shpëtojë nga kjo “farë e keqe”, sikundër ai konsideron Rilindjen.

“Zoti e ndihmoftë Shqiperinë nga kjo “farë e keqe”! Shqipëria në flakë, Qeveria në luks e plazh.

Vendi le të digjet, le të vriten, le të mbyten kjo është dëshira e kësaj qeverie e Kryeministri monstër!

Të djallëzuar, intrigaxhi, aktor i pështirë, pa dinjitet e moral, tradhtar i interesave të vendit dhe kombit. Zoti marrtë hak ndaj këtij regjimi keqbërës përbuzës e poshtërues i popullit të vet”, shkruan Maliqi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303