fbpx

Legalizim të kanabisit në Shqipëri, Rama habit me deklaratën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sonte se Shqipëria po shikon mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.