fbpx

Legalizimi i kanabisit/ Maliqi bën thirrjen e fortë nga Kuvendi

Deputeti Lefter Maliqi në fjalën e tij nga Kuvendi, është ndalur te çështja e legalizimit të kanabisit, ku ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen për ta rrëzuar Ramën nga pushteti.

“Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi. Nuk dua të bëj replikë, por dua t’iu bëj me dije shqiptarëve se Reformën Zgjedhore do ta bëjnë siç duan këta.

Të gjithë e keni parë armikun te dera, armikun e padukshëm, armikun e shqiptarëve, armiku i shqiptarëve është këtu, që mungon sot, ky që do të legalizojë hashashin, të fusë drogën në Shqipëri. Hashashi nuk mund të legalizohet nga njeriu i krimit, i hashashit, i drogës.

Veprimet çnjerëzore të tij janë të mëdhaja, ashtu sic ka përdorur gazin lotsjellës ndaj grave e fëmijëve. Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi”, tha Maliqi në Kuvend.