fbpx

Legalizohet Sagrada Familia… një shekull pas nisjes së ndërtimit!

sagrada-familia.jpg

Më shumë se një shekull pasi guri i parë i saj u vendos në themel dhe 92 vite pasi arkitekti i saj vdiq pas një aksidenti me tramvaj, Sagrada Familia në Barcelonë më në fund është legalizuar.

Një marrëveshje mes kishës së famshme dhe këshillit të qytetit ka bërë që projekti të marrë lejen e ndërtimit për të parën herë. Kryevepra e papërfunduar e Antoni Gaudit është vendi më i vizituar nga turistët në Barcelonë dhe tërheq 20 milionë vizitorë çdo vit. Por, deri tani, ajo nuk ka pasur në rregull letrat.

Sagrada Familia do të paguajë ndërkohë 22 milionë euro për të ndihmuar infrastrukturën e transportit nëntokësor.

Punimet në Sagrada Familia nisën në mars të vitit 1882 dhe pritet që rregullimet e saj përfundimtare të mbarojnë pas 8 vitesh.

sagrada1 sagrada2 sagrada3 sagrada4 sagrada5
<
>

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *