fbpx

Lehtësira të tjera ekonomike?!/ Meta: Shpresoj të ketë një reflektim nga qeveria

Në një intervistë të dhënë në Rtv Ora, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka pasur një takim një ditë më parë me Ministrin Ahmetaj.

Ai është shprehur se Qeveria ka përgatitur një paketë të parë për t’iu përgjigjur krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, por ka nevojë për masa shtesë dhe më të detajuara.

“Ky është një shqetësim kryesor. Dje jam takuar me Ministrin Ahmetaj dhe kemi diskutuar mbi këtë situatë, detajimin e paketës së parë të qeverisë, rëndësinë e marrjes së masave të tjera për lehtësimin e biznesit, sipërmarrjes në bashkëpunim dhe me BSH dhe bankat e nivelit të dytë. Krijimin e lehtësirave dhe në orientimin e pushtetit vendor të gjitha bashkive për të ndihmuar shtresat më në nevojë për të orientuar të gjitha investimet dhe shpenzimet kryesore në këtë drejtim, për të evituar abuzimet në ndarjen e ndihmave apo trajtimin e personave që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje të veçantë. Pakënaqësira ka në situatë normale jo në një situatë të tillë.Ka nevojë për një qasje dhe më proaktive dhe konkrete. Shpresoj që në ditët që vinë do të ketë një reflektim për të adresuar më drejt shqetësime objektive që vinë natyrshëm dhe nga sipërmarrjet, sidomos ato që po dëmtohen dhe më shumë dhe qytetarët mbi të cilët po rëndon më shumë kjo krizë”, tha Presidenti.