Lejoi ndërtime pa leje, Gjykata e Lartë kthen në burg ish-kryeinspektorin e IMT-së Himarë, policia jep detajet

download-10.jpg

Mësohet se ish-kryeinspektori i IMT në Himarë, Mildeis Nelak është kthyer sërish në burg nga Gjykata e Lartë i akuzuar për ndërtimin e banesave pa leje në bregdet.

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Më herët Nelaj është kallëzuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre pasi lejoi ndërtimet pa leje.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin M. N., 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

scroll to top